Opozita dhe pozita kanë bërë një protestë kundër njëra-tjetrës sot në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar zhurma me goditjen me duar në tavolinat e tyre, por nuk munguar as përplasjet e fyerjet.
Fillimisht kryetarja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për raportin e Freedom House, duke thënë se qeveria nuk ka thënë se po nisin hetimet për raportin në të cilën përmendet Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
Kurse, Glauk Konjufca ia dha fjalën ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Derisa, Tahiri kërkonte fjalën, reagonte ministrja Haxhiu, të cilët Tahiri i tha që ta mbyll gojën pasi ai po ia kërkonte fjalën kryesuesit të seancës.
“Zoti Tahiri nuk ke nevojë të qetësohesh, ju nuk kemi të drejt t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe akujt tjetër. Pse po shqetësohet se nuk po të kuptojë sepse ende nuk kemi dëgjuar për ato shurdhueset që i keni ble.
Derisa protesta e opozitës vazhdonte, kryetari i Kuvendit, Konjufca i kërkojë ministres që t’ia jap fjalën opozitës, por vet ministrja e kundërshtonte.
Kurse në momentin që Konjufca i dha fjalën Abelard Tahirit, deputetët e pozitës nisën protestën duke trokitur me duar.