Protesta të reja në Serbi, bllokime të reja rrugësh në qytete të ndryshme
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
NGFiZTZlYmIwYzAxMzQ1MjA2MmNiOWM4NDAzY2ZlZA.thumb_
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Edhe sot në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore, të mbështetura nga kategori të tjera punonjësish dhe mbështetës të opozitës, të cilët akuzojnë autoritetet për korrupsion të përhapur, kontroll të medieve dhe demokraci të dobët.

Tubimet, marshimet dhe bllokimet e rrugëve janë duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në Beograd dhe në disa qytete të tjera anembanë vendit – veçanërisht Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Çaçak, shkruan ANSA.

Ndërprerjet e trafikut ishin të pashmangshme, veçanërisht në kryeqytet dhe Novi Sad, ku bllokadat në zonat qendrore të dy qyteteve zgjatën për disa orë.

Në të gjitha qendrat e protestës mbahen 16 minuta heshtje çdo ditë, aq sa numri i viktimave. Një incident i lidhur me neglizhencën dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, politik dhe administrativ.

Pavarësisht se autoritetet kanë përsëritur prej kohësh se kanë pranuar dhe plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve dhe pavarësisht dorëheqjes së qeverisë në fund të janarit, protesta vazhdon dhe merr konotacione të hapura politike, duke synuar vetë presidentin Aleksandër Vuçiç, i akuzuar për centralizimin e pushtetit dhe vendosjen e një regjimi autentik autoritar në Serbi, transmeton KosovaPress.

Në shumë raste studentët mbështeten nga rektorët e universiteteve, pedagogët dhe mësuesit e shkollave të mesme, si dhe nga prindërit e tyre, të cilët gjithashtu dalin çdo ditë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025