Protesta përpara Bashkisë së Tiranës, nuk mungojnë incidentet
Lexohet për: 1 min.
t3t3
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për të 14 herë radhazi mbështetësit e opozitës u mblodhën para Bashkisë së Tiranës për të protestuar. 

Në ndryshim nga protestat e mëparshme fjalimet e mbështetësve nuk u shoqëruan me shpërthime molotovi.

Në drejtim të bashkisë u hodhën vetëm sende të forta, vezë dhe tymuese ndërsa djegia e gomave u shndërrua në motiv përplasje mes turmës dhe policisë që tentoi t’i fikë.

Nën shtëllungat e zeza të tymit mbështetësit e Partisë Demokratike dhanë të njëjtat mesazhe politike si herët e kaluara ku kërkuan nga SPAK të veprojë ndaj Erion Veliajt si dhe të shuajnë masën e arrestit shtëpiak ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Protesta do të mbahet edhe javën e ardhshme dhe do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik./tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024