Atje u mblodhën numër i madh i qytetarëve, të cilët shkuan nga Kosova dhe nga vende të ndryshme evropiane për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së. Përmes protestës, qytetarët po kërkojnë gjykim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së.
Nga fotografitë e siguruara nga ekipi i KosovaPress, i cili gjendet në Hagë, në mesin e qytetarëve, në protestë është edhe djali i Kadri Veselit.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.














