Protesta e studentëve vazhdon në sallë, aty hyri edhe policia
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Protesta e studentëve po vazhdon ende në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Aty shihen edhe disa policë, ndërkohë, anëtarët e këshillit kanë pyetur organizatorët e protestës nëse mendojnë se shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi, mund të shkarkohet në këtë mënyrë. Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024