Qeveria e Kosovës ka ndryshuar udhëzimin-administrativ që mundëson që pronat e sekuestruara të kryeterroristit Milan Radoiçiq t’i kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim institucioneve të sigurisë. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. Krahas kësaj, u emërua bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovë si dhe u morri vendimi për shpronësimin e pronave nevoja të terminaleve publike doganore.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pronat në veri të terroristit Milan Radoiçiq do të kalojnë institucioneve të sigurisë pa ankand publik, përmes ndryshimit të udhëzimit administrativ sa përket pronave të sekuestruara dhe konfiskuara.Sipas tij, grupet që do të përfitojnë janë familjet me situatë ekonomike të vështirë, të papunët, të pastrehët, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenies njerëzore, të rinjtë, komunitetet jo shumicë.
Në anën tjetër, qeveria miratoi edhe udhëzimin administrativ për “edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve”, për çka ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se i njëjti do të garanton se vendimet dhe veprimet që do të merren nga institucionet edukative arsimore, do të jenë në përputhje me Konventën për të drejtat e fëmijëve.
Ndërkaq, vendosi edhe për hartimin e një strategjie për adaptimin e Kosovës në ndryshimet klimatike./KosovaPress/