Zëvendësprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Valdet Gashi tha se janë duke u hetuar 1 mijë e 600 kontrata njëburimore.
Gashi këtë deklaratë e ka thënë derisa po prezantonte raportin vjetor të punës së kësaj prokurorie, në mbledhjen e 261-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Prokurorët e rinj që kanë ardhur e kanë filluar punën në qershor të vitin 2024, andaj është një periudhë e shkurt e aktivitetit të tyre për me pas një progres ashtu siç pritet...Këta prokurorë janë duke marrë me lëndë me disa kontrata njëburimore. Ato janë 1600 kontrata që janë duke u trajtuar nga këta prokurorë. Rezultati i saj nuk mundet të jetë për 1 muaj apo dy e tre muaj, pasi ato duhen kohë, pasi ne kemi vetëm një informacion dhe për me ardhur te një vlerësim duhet me grumbulluar informacione”
Gashi, po ashtu ka bërë me dije se Prokuroria Speciale, në 2024 ka bartur 1 mijë e 757 lëndë nga viti 2023, dhe janë pranuar 489 lëndë të reja. Ai tha se në 2024 janë zgjedhur 288 lëndë, apo 58.9 për qind e lëndëve të pranuara.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/kontratat-njeburimore-perplasin-kurtin-e-tahirin