Prokuroria Speciale në Hagë, thërret Sadik Halitjahën
Lexohet për: 2 min.
?Prokuroria Speciale në Hagë, thërret Sadik Halitjahën
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, i ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka udhëtuar drejt Hagës.

Njoftimin e ka bërë publik, Labinot Halitjaha, i afërm i tij.

“Sot shkruaj për kusheririn tim , për të cilin kam ndëgjuar si fëmijë se si organizonte protesta në vitet e 70-80, kundër okupatorit serb,e se si u largua nga vendi shkaku i përndjekjes nga pushtuesi, e si të kontribuonte në ekzil, parreshtur për vendin”, shkroi Labinot Halitjaha, në llogarinë e tij në Facebook .

Mësohet se Sadik Halitjaha ka udhëtuar drejt Hagës sot në mesditë, kurse njoftim më i hollësishëm nuk është bërë publik.

Por, me 19 tetor 2022, Halitjaha në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar lidhur me Gjykatën Speciale, duke deklaruar se:- “më mirë një fund i një të keqe, sesa një e keqe pa fund!”.

Madje, ai i ka bërë një parashikim se cilat do te ishin të këqijat më të mëdha, sesa krijimi i kësaj gjykate.

“Po të dështonte lufta e të kapitullonim pa kushte, të gjithë luftëtarët e mbetur gjallë do të gjykoheshin në Beograd, sepse këtu do të ishte Serbi!”, shkroi ai, ndër të tjera në këtë postim të gjatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025