Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme të deklaratave hyrëse edhe njëherë u deklaruan të pafajshëm pesë të akuzuarit për pengim të drejtësisë.
Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit akuzohen për pengim të drejtësisë.
“Akuza për këtë çështje gjyqësore kanë filluar në vitin 2024 dhe ndërkohë më 29 nëntor 2024 i lëshuan fletarrestet për Thaçi,S makaja, Kilaj, Fazliu dhe një fletëthirrje për paraqitje për Kuçin. Më datën 8 dhe 9 dhjetor 2024 u organizuar seanca e parë për të akuzuarit të cilët u deklaruan jo fajtor për akuzat e ngritura kundër tyre, më 16 prill 2025 në vijim të gjykatësit të procedurës paraprake autoriozoi shtesën e formës e përgjegjësisë penale në lidhje me Thaçin vetëm dhe prokurori dorëzoi një aktakuzë të konfimruar të ndryshuar. Më 24 prill 2025 Thaçi u deklarua jo fajtor për të gjitha akuzat e ngritura në aktakuzë“, tha ai.
Prokurori i specializuar teksa lexoi pikat e akuzës që rëndojnë ndaj Thaçit, tha se ai akuzohet për tri vepra penale kundër rendit publik dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.Më pas prokurori, vazhdoi t’i paraqet akuzat të cilat ngarkohet Bashkim Smakaj e që janë një për vepër penale kundër rendit publik dhe një akuzë tjetër kundër administrimit ë drejtësisë dhe administratës publike.
“Bashkim Smakaj mban përgjegjësi penale individuale për pika 12 tentativ për pengim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesë]marrjes së përbashkët të një grupi midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023 vepër penale kundër rendit publik.....Pika 13 mosbindje kundër gjykatës midis së paku 9 shtatori-30 tetori vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike”, tha ai.
Prokurori deklaroi se Fadil Fazliu në këtë proces gjyqësor akuzohet për dy vepra penale e që janë vepër kundër rendit publik dhe kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.
Ndërsa, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale në Hagë, Hajredin Kuçi akuzohet për veprën penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.
“Hajredin Kuçi mban përgjegjësi penale indivudale për mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 1 dhe 13 shtatorit 2023 vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe adminsitratës publike”, tha ai.
Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.
Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga Smakaj, Fazliu, Kilaj, Kuçi dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.