Projektligji për fertilizim të asistuar, nuk ka kuorum për votimin e amendamentit
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të dytë është hedhur në votim propozimi i amendamentit të deputetit Visar Korenica.

Vetëm 54 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për çka Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kushte për të miratuar këtë amendament. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka abstenuar për amendamentin e katërt të këtij projektligji.

Në rend dite ka qenë votimi në lexim të dytë të Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Pro amendamentit të katërt ka qenë Labinotë Demi Murtezi, por jo edhe deputeti Visar Korenica, i cili vetë ka propozuar këtë amendament. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024