Projekti “Ujë i pastër Gjakovë – Kukës”, po zhvillohet suksesshëm
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjakovë është mbajtur Konferenca Rajonale Kosovë Shqipëri "Roli dhe rëndësia e ujit në ekosistem, menaxhimi i ujërave në funksion të mbrojtjes së mjedisit” në kuadër të projektit “Ujë i Pastër Gjakovë – Kukës” i cili është pjesë e Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri - Kosovë 2014 – 2020.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, She ERA me partnerët Albanian Center for Economic Research ACER, Komunën e Gjakovës dhe Bashkinë e Kukësit. Gjatë konferencës u tha se ky projekt madhor përfshin rehabilitimin e lumit Llukac në Gjakovë, ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në Bashkinë Kukës, krijimin e trupave këshilldhënëse lokale për menaxhimin e ujërave dhe mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e fushatave vetëdijësuese përmes hulumtimeve studimore, fushata vetëdijësuese duke përfshirë qyetatrët, shoqërinë civile dhe bizneset.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës Ardian Gjini ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e shumë projekteve në Komunën e Gjakovës e të cilat po ndikojnë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë. “Në komunën e Gjakovës kemi pasur më shumë se gjysmën e fshatrave pa ujë të pijes, kurse sot e kemi vetëm një i cili është në proces të kyqjes. Impianti i ujërave të zeza është poashtu një storje suksesi në punën tonë të përbashkët për ujë të pastër e në të cilin për momentin është e kyçur pjesa urbane. Projekti i Krenës do të vazhdojë edhe më tuje. Faleminderit Bashkimit Evropian, Organizatës She ERA, Bashkisë së Kukësit për bashkëpunimin deri më tani dhe i cili do të vazhdojë edhe më tutje. Janë kryer shumë punë në kuadër të këtij projekti dhe një ritëm i tillë i angazhimit tonë do të vazhdojë edhe më tutje” deklaroi ndër të tjera kryetari Gjini.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Ujë i Pastër Gjakovë dhe Kukës” është pjesë e Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri  -  Kosovë 2014 – 2020, i financuar nga European Union in Albania  dhe menaxhuar nga Delegation of the European Commission to Albania .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024