Themelimi i Instituti për të burgosurit politik me emrin “Adem Demaçi”, botimi i kompletit me 40 vëllime për Demaçin dhe përfundimi i sheshit të lirisë që mban emrin e këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, po konsideron si projektet që më së miri e nderojnë dhe paraqesin veprimtarinë dhe personalitetin e Demaçit. Por, ndonëse asgjë nuk u bë nga qeveritë e kaluara për jetësimin e këtyre projekteve, tani shpresat janë te Qeveria aktuale, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, si një ish i burgosuri politik dhe bashkëpunëtor i Adem Demaçit.
Ai tregon për KosovaPress, se fatkeqësisht deri më tani nuk kanë marrë ndonjë mbështetje konkrete përveç deklarimeve publike.
Teksa shpalos përmbajtjen e këtyre librave, Novosella thotë se këto vëllime prezantojnë veprimtarin Demaçi si vizionar, mendimtar, e mbi të gjitha mendje historike, e cila iu ka prirë proceseve politike.
Novosella për KosovaPress thekson se 150 mijë euro vlerësohet të jetë kostoja për botimin e këtyre vëllimeve që paraqesin personalitetin e veprimtarit, Adem Demaçi.
“Duhet së pari të bëhet një dizajn modern, duhet një lidhje modern, një letër ekologjike është dikur 150 mijë euro e për çfarë harxhohen milionat tek ne…Ky komplet do të jetë ndoshta kompleti më i kompletuar që mund të bëhet për një personalitet që është pjesë e historisë së Kosovës”, theksoi ai.
Sipas Novosellës, shpresat që ky projekt i cili do mban emrin “Adem Demaçi”, të merrte përkrahje më të madhe i kishin tek qeveria aktuale, pasi që edhe vetë kreu i kësaj qeverie, Albin Kurti ka qenë i burgosur politik. Por, ai thekson se deri më sot nuk kanë parë ndonjë iniciativë në këtë drejtim.
“Aty parashihet që Qeveria me një akt të veçantë normativ ta themeloj Institutin që do të thotë tash është në dorë të qeverisë, dhe këtë Institut jo rastësisht ne si shoqatë si propozues të këtij ligji…01’25Ne kemi menduar që ky Instituti të bartë emrin e Adem Demaçit, deri tash me keqardhje e them në të gjitha qeveritë pa u zgjatur cilat deri sot parimisht të gjitha janë pajtuar, por deri tash nuk kemi ndonjë vendim të tillë….Deri tash një vendim të tillë si Qeveri nuk ka marr dhe jemi të sigurt po flas edhe personalisht në cilësi të ish kryetarit të Shoqatës se ne kemi pritur më tepër nga kjo qeveri aktuale, përveç të tjerash edhe vetë kryeministri ishte i burgosur politik. Ne presim dhe me të drejtë që të formohet Instituti ka shumë nevojë“ ,theksoi ai.
E përkundër që në korrikun e vitit 2019, u vu gurthemeli i shtatores të Adem Demaçit, kjo iniciativë ende nuk është jetësuar.
Ish i burgosurit politik, Selatin Novosella e konsideron të padrejtë që një projekt i tillë të braktiset.
Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe ka luftuar për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik për çështjen e Kosovës, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.
Ai është quajtur “Nelson Mandela” i Evropës. Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018 në moshën 82-vjeçare.