Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Joseph, thotë se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese mund jetë një kusht nga shtetet e QUINT-it, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai thekson se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është një hap i madh që mbi të gjitha do t'i tregonte presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se strategjia e tij për të izoluar Kosovën nuk po funksionon.
Analisti amerikan i politikës së jashtme, në një intervistë për KosovaPress, thotë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, derisa e kualifikon të aryeshme kërkesën e kryeministrit Kurti për nënshkrim të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Ai për KosovaPress, flet edhe për zëvendësuesin e ndërmjetësit evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe raportet e Kurtit me Administratën Biden dhe çështjen e dinarit.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka anuluar marrëveshjen e Brukselit, andaj është e rëndësishme që në rrethanat aktuale të kemi garanci më të forta për validitetin e saj përmes nënshkrimit.
Duke folur për rolin e Miroslav Lajçak në dialog, Joseph thotë se ka punuar shumë dhe se e njeh mjaft mirë Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, emisari i ardhshëm duhet të jetë nga një vend që e njeh Kosovën, derisa shpreh rezervat e tij për ish presidetin slloven, Borut Bahor, i cili po përmendet si zëvendësues i mundshëm i Lajçak.
Sipas tij, dallimet kanë dal në pah më shumë në vendimin për dinarin, i cili është dashur të koordinohet ngushtë me aleatët.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim..