Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit nuk ka bërë shpërndarjen me teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore pwr vitin 2023-2024.
Kështu ka deklaruar drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj Gutaj gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Kryetari i këtij komisioni Shemsedin Dreshaj ka pyetur drejtoreshën Veselaj Gutaj se cilat janë problemet që ka hasur kjo drejtori lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore.
Gutaj, është përgjigjur se arsyeja që kjo drejtori nuk ka bërë shpërndarjen e teksteve është sepse nuk kanë qenë të informuar.
Gjithashtu, ajo ka shtuar se prindërit nga buxheti i tyre kanë blerë librat dhe këtë e dëshmon me deklarata të prindërve.
Ndërkaq, mbledhja është ndërprerë pasi që nuk ka pasur kuorum.