Probleme për Arsenalin, Saka mungon në dy ndeshjet e radhës
Lexohet për: 1 min.
10-Arsenali
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka i është bashkuar listës së lënduarve të klubit, dhe pritet që të mungojë për dy ndeshjet e radhës, ka thënë trajneri i “Topçinjëve” para ndeshjes në Carabao Cup kundër Brentfordit.

Saka pësoi një lëndim jo serioz në barazimin 2:2 ndaj Tottenhamit të dielën, ndeshje kjo në të cilën ylli anglez shënoi gol, raporton KosovaPress.

I pyetur nëse Saka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Brentfordit dhe atë në Premier Ligë ndaj Bournemouthit të shtunën, Arteta tha:

“Ka mundësi. Ai po çalonte pas ndeshjes ndaj Tottenhamit, gjë e cila nuk është kurrë një shenjë e mirë. Ai ende nuk ka arritur të merr pjesë në stërvitje”.

Arsenali i rikthehet aksionit nesër, ku është mysafirë i Brentfordit në kuadër të Carabao Cup, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025