Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Shatërvani, Objektet e Kultit, janë vetëm disa nga vendet në qytetin e Prizrenit që sjellin qindra mijëra vizitorë nga rajoni dhe bota gjatë vitit. I njohur si vend historik e turistik, ky qytet po arrin të sjellë turistë nga vende të ndryshme të botës në Kosovë, thotë kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.
Ai për KosovaPress thotë se ka rritje ndër vite të numrit të turistëve, shton se janë duke punuar për të promovuar sa më shumë turizmin kulturor që e karakterizon këtë qytet. Megjithatë, ai kritikon qeverinë për mungesë të bashkëpunimit, pasi siç thotë ai, nuk ka përkrahje të mjaftueshme për turizëm. Ai po ashtu thotë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit investon kryesisht vetëm në rivitalizimin e objekteve dhe jo në pjesë tjera.
Derisa rendit vendet që frekuentohen më së shumti nga vizitorët, ai thotë se gjatë sezonit të verës vinë turistë edhe nga vendet e largëta, siç janë Japonia, Kina e Koreja.
Se Prizreni po vizitohet nga qindra e mijëra turistë e thotë edhe Veron Tara, nga organizata “EDUCO”, e cila merret me promovimin e turizmit. Madje, ai vlerëson se numri më i madh i vizitorëve që ka pasur ndonjëherë ky qytet ka qenë vitin e kaluar.
Tara ka renditur edhe disa nga karakteristikat që tërheqin vizitorët për të ardhur në këtë qytet të bukur./E. Krasniqi
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...