Prishtina vazhdon tutje në Kupën e Kosovës, eliminon Suharekën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Prishtina vazhdon tutje në Kupën e Kosovës, eliminon Suharekën
3 orë më parë
Linku u kopjua

Prishtina e ka mposhtur lehtësisht Suharekën në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar me rezultat 4-0 në ndeshje që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Golat për bardh e kaltrit i realizuan nga Gnapi në minutën e 16', Muja në të 31-tën dhe Gallopeni që shënoi dy herë në minutat 79' dhe 88'. Në këtë fazë nesër do të zhvillohen dy duelet e fundit ku ballafaqohen Ferizaj-Rilindja dhe Feronikeli-Prishtina e re.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025