Prishtina triumfon në miqësoren kundër Prishtinës së Re
Lexohet për: 1 min.
7-Prishtina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prishtina ka triumfuar në ndeshjen miqësore kundër skuadrës së KF Prishtinës së Re.

Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri e mposhti Prishtinën e Re me rezultat bindës 3:0, raporton KosovaPress.

Golashënues te Prishtina ishin Albin Krasniqi e Albion Kurtaj, ku që të dy shënuan nga penalltia, dhe Ardian Muja.

Trajneri i Prishtinës, Curri angazhoi thuajse të gjithë futbollistët në këtë miqësore, përveç Kreshnik Ukës, Kushtrim Gashit, Rilind Nimanit, Mërgim Pefqelit dhe Olt Pllanës, të cilët janë të lënduar.

Rezultati final, 3:0 në favor të Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024