Komuna e Prishtinës hapi fushatën vetëdijesuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”, ku grave të Prishtinës dhe gjithë Kosovës, iu bë apel për ta bërë mamografinë. Ndërsa, qytetarëve të tjerë iu kërkua t’iu bashkohen në luftën kundër kancerit të gjirit.
Komuna e Prishtinës hap fushatën vetëdijesuese “Race for the Cure Prishtina 2023”. Paraprakisht në orën 16:15. (Pishina e Gërmisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u bëri thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë.
I pari i kryeqytetit ftoi të gjithë të bashkohen në luftimin e kancerit të gjirit.
Ndërkaq, udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana tha se po të jetë një angazhim i përbashkët, mund të bëhen mrekullira në luftimin e kësaj sëmundje. Ajo shtoi se me hapjen e kësaj fushate po hapim dyert për ndërgjegjësimin dhe rritjen e fondeve kundër kësaj beteje.
Po ashtu, edhe udhëheqësja e aktiviteteve kundër kancerit të gjirit dhe njëkohësisht bashkëshortja e të parit të Prishtinës, Kristale Ivezaj Rama, tha se ndihet krenare që fushata “Race for the Cure Prishtina 2023”, po ndikon që shumë gra të motivohen për ta luftuar këtë sëmundje që më pas shërbejnë si mësim edhe për shumë të tjera për ta bërë këtë.