Prishtina merr vendim për subvencionimin me nga 50 euro të atyre që adoptojnë qen endacakë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës njofton se me shumicë votash, këshilltarët e kuvendit komunal të Prishtinës miratuan propozimvendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 qen apo më shumë.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-ndan-10-euro-per-femije-e-50-euro-prishtina-per-qen-flet-ministri-murati/

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve", citohet të komunikatë të ketë thënë para këshilltarëve komunal, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, ka treguar se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

"Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit", ka thënë Fushtica.

Sipas njoftimit, shumë shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024