Prishtina “e mbytur” në mbeturina
Tema
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kontejnerë të shumtë në kryeqytetin e Kosovës, janë mbuluar nga mbeturinat. E për këtë çështje qytetarët po ankohen ndaj kompaninë “Pastrimi” që nuk po i mbledh me kohë, ndërsa kompania dhe komuna e Prishtinës kanë thënë se qytetarët janë të pakujdesshëm.

Ndërsa, komuna ka një master plan për këtë çështje, dhe në këtë bazë janë parapara edhe nevojat të cilat kërkohen, numri i kontejnerëve, llojin, modelin dhe numrin e kamionëve. Po ashtu Komuna e Prishtinës është  në proces të diskutimit dhe projektimit të grantit prej 73 milionë euro për zgjidhjen e përhershme problemit me mbeturina.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu tha se kjo komunë sfidën më të madhe e ka me ndërmarrjen regjionale “Pastrimi”, për të cilën thekson se nuk e kanë gjetur në gjendje aspak të mirë.

Ai thotë se shërbimet të cilat i jep kompania në fjalë nuk janë ato shërbime që i  pret komuna dhe qytetarët e Prishtinës.

Zëdhënësja e kompanisë “ Pastrimi” Sh. A, Arbnore Ademi  përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se kompania “Pastrimi” ka kapacitet teknik të kamionëve, mirëpo atë që e ka aktualisht është i amortizuar, sepse të njëjtit bëjnë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave  gjatë 25 orëve pa ndërprerë në të gjitha lagjet përgjatë shtatë ditëve të javës .

Megjithatë, qytetarët ankohen ndaj për kompaninë ‘Pastrim’ për mos menaxhimin e mbeturinave në mënyrë efikase.

Qytetari, Mirsad Krasniqi , tha se ‘kur shkon punëtori për të pastruar mbeturinat, sikur të punojë me duar të huaja, mbledh vetëm gjysmën e tyre’.

Ndërsa një qytetarë tjetër tha se faji më së shumti është tek qytetarët që po hedhin mbeturina vend e pa vend, dhe kështu sipas tij, është problem që të mbahet pastërtia.

Po ashtu Vesel Berisha tha se në Prugovc në fshatin ku jeton ai, kompania “Pastrimi” nuk është duke i grumbulluar mbeturinat dhe se sipas tij, në përgjigjen e tyre ‘ata kanë thënë që nuk kanë automjete’.

Drejtori Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, shtoi po ashtu se është ndarë një buxhet diku rreth dy milionë euro ndërmarrjen “Pastrimi”  me qëllim që flota e tyre të përmirësohet, dhe gjithsesi të ketë edhe një shërbim më të mirë për qytetarët.

Ai gjithashtu tha se projekti i vendosjes së kamerave ka dështuar, por sipas tij pritet që në vitin e ardhshëm të vendosen ato. Sipas tij, parashihet të ketë gjoba ndaj qytetarëve që do të hedhin mbeturina në rrugë. E këto gjoba, ai tha se do të jenë të larta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024