Prishtina bindshëm e para sa i përket titujve të kampionit në basketbollin kosovar
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Titulli i kampionit të Kosovës në basketboll për edicionin 2022/23 do të diskutohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Skuadra pejane do ta synojë titullin e shtatë të kampionit në historinë e saj, ndërsa Trepça të katërtin, raporton KosovaPress.

Fituesi do të shpallet skuadra e cila do t’i regjistrojë tri fitore, me sfidën e parë që zhvillohet sonte në Pejë.

https://kosovapress.com/admin/listat-e-lojtareve-te-trepces-dhe-pejes/

https://kosovapress.com/admin/beteja-e-pare-e-finales-mes-pejes-dhe-trepces/Sa i përket titujve të kampionit në historinë e basketbollit kosovar prin Sigal Prishtina me 14 tituj, e ndjekur nga Peja me gjashtë dhe Trepça me tre tituj.

https://kosovapress.com/admin/beteja-e-pare-e-finales-mes-pejes-dhe-trepces/

Ylli është i katërti me dy tituj, kurse me nga një janë Bashkimi, Mabetexi dhe Drita.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024