Presioni gjerman për heqjen e masës së sigurisë, Konjufca optimist për një zgjidhje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
konjufca-021024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur optimist se do të gjendet një kompromis sa i përket masës së sigurisë për mallrat serbe në Kosovë si dhe zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA.

Ai tha se interesi i Kosovës është që të jetë pjesë e mekanizmave rajonal, mirëpo tashmë ka mbetur të gjendet modalitetet për heqjen e masës së sigurisë.

Sipas tij, qeveria s’ka vendosur masë të sigurisë për mallrat serbe për të bllokuar CEFTA-n, mirëpo ka qenë e obliguar për shkaqe sigurie pas sulmit terrorist në Banjskë.

Duke folur për largimin e dy deputetëve nga LVV-ja, Konjufca tha se është e drejt e tyre për të zgjedh rrugën që dëshirojnë t’i shprehin bindjet e tyre.

Këto komente Konjufca i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024