Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.

Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës. Në këtë frymë, Presidentja Vjosa Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.

 Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024