Presidentja mund ta dekretojë Ligjin për pagën minimale vetëm pas vendimit përfundimtar të gjykatës
Lexohet për: 2 min.
Presidenca-2022-1-of-4-560x404-1-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani, se Ligji për pagën minimale mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi vetëm pasi kjo gjykatë ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari për media në zyrën e Presidentes, Bekim Kapina.

Kupina ka theksuar se “Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik”.

“Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka thënë Kupina.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025