Presidenti Joe Biden mirëpret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrainës, Zelenskiy
Lexohet për: 2 min.
321436916_1055722792489146_928489012138126503_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden mirëpret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy. Administrata e Presidentit Biden njoftoi të mërkurën një pako të re ndihmash ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihmën që do të përfshijë edhe sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski mbërriti të mërkuren mbasdite në Uashington. Ai u prit nga Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan. Ky është udhëtimi i parë i presidentit Zelenski jashtë vendit që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

“Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj brutale kundër infrastrukturës kritike në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin Presidentin Volodymyr Zelenskyy në Uashington sot për të nënvizuar angazhimin tonë të qëndrueshëm ndaj popullit të Ukrainës”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë “aftësi të reja jetike ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme brutale dhe të paprovokuara të Rusisë”.

Presidenti Zelenski dhe zyrtarë të tjerë ukrainas u kanë bërë presion udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë armë më të avancuara, përfshirë sistemin e raketave ‘Patriot’, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën kundër Rusisë. ‘Patriot’ është sistemi më i avancuar i raketave tokë-ajër që Perëndimi do t’i japë Ukrainës për ta ndihmuar atë në zmbrapsjen e sulmeve ajrore ruse.

Vizita e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski në Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Kongresi amerikan pritet të votojë për buxhetin, i cili do të përfshijë një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe përgatitjeve të Uashingtonit për t’i dhënë Kievit sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025