Presidenti bullgar i shpreh ngushëllime presidentes Osmani për policin e vrarë në veri
Lexohet për: 1 min.
bukari
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e shkëmbimit të zjarrit në veri të Kosovës dhe shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensionit në Kosovë gjatë një bisede telefonike me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu, njoftoi të dielën shërbimi për shtyp i presidencës bullgare.

Të dy presidentët ranë dakord se ka nevojë për përgjegjësi nga të gjitha palët për de-përshkallëzimin dhe zvogëlimin e rrezikut, gjë që është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe misionit paqeruajtës ndërkombëtar të KFOR-it të NATO-s, anëtarët e të cilit përfshijnë personel bullgar./BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025