Premtimi i madh i yllit katalanas: Përgjithmonë te Barcelona
Lexohet për: 2 min.
Barcelona
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Talenti i madh i Barcelonës, Lamine Yamal, është shfaqur në televizionin kombëtar spanjoll dhe ka biseduar për një sërë temash pas rritjes së tij të shpejtë në superyll. Adoleshenti foli për krahasimet me Lionel Messin dhe se si shpreson të qëndrojë në klub për të gjithë karrierën e tij.

“Dua të qëndroj në Barça përgjithmonë, dua të jem një legjendë”, tha ai për “El Hormiguero’. “Më pëlqen të krahasohem me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, por dua të jem vetvetja. Arritja e nivelit të Messit është e pamundur”, ka shtuar ai.

Në mënyrë të pashmangshme, Lamine u pyet gjithashtu për mikun e tij të mirë Nico Ëilliams pas një vere ku Barcelona ishte e lidhur rregullisht me sulmuesin, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, Yamal kishte një përgjigje mjaft diplomatike kur u pyet për mundësinë për të luajtur së bashku me shokun e tij të mirë te Barcelona.

"Unë do të doja të luaja me të çdo javë, shpresoj, por ai tani është në Athletic," tha ai.

Barcelona mendohet se është e gatshme të provojë sërish për Nicon verën e ardhshme. Ndërkohë, Yamal tashmë është në rrugën e statusit legjendar në Barcelonë, pavarësisht se ka mbushur vetëm 17 vjet në verë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025