Preliminare: Mandatet e partive më 2025, ja kush ka më pak e kush më shumë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kosova voton
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje fiton 46 mandate, PDK 24 mandate, LDK 22 mandate, Koalicioni Kosova Fituese AAK-NISMA 8 mandate, minoritetet 10 dhe serbët 10 mandate, sipas exit-pollit për zgjedhjet e sotme në Kosovë pa diasporën.

Më 2021 me të gjitha votat e numëruara sipas KQZ-së, VV kishte 58 ulëse, PDK 19, LDK 15, AAK 8 mandate.

Në zgjedhjet 2021, e para në listë doli VV me 50.28 për qind, PDK 17 për qind, LDK 12.73 për qind dhe AAK 7.12 për qind.

Ndërsa sipas exit-poll të UBO-Consulting për RTV Dukagjini, Lëvizja Vetëvendosje fiton 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind. Kjo e fundit nuk kalon pragun prej pesë për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025