Pozitë e opozitë përplasen për çmimet e tokave, ministri Aliu mungon në komision
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka munguar sërish ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ky i fundit ishte i ftuar për raportim në lidhje me raportin e auditimit të performancës "Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. Me debate mes opozitës dhe pozitës është përcjell mbledhja e këtij komisioni, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar që ky raport të shqyrtohet në seancë plenare, por një gjë të tillë e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami deklaroi se edhe në raportin e Komisionit Evropian thuhet që mbi 78 milionë euro janë kontrata të negociuara në 12 muajt e fundit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi tha se nuk do ta votojë këtë raport, pasi sipas tij, pa diskutimin e ministrit nuk duhet të dërgohet në seancë. Për këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila i tha se të njëjtit ia kanë shkruar fjalimin dhe se po bëhet “dallavergji”. Debati mes Bytyqit dhe Thaqit ka vazhduar edhe më tej, ku ky i fundit përmendi edhe skandalin e 53 milionë eurove. Bytyqi tha se ai e ka pikë të dobët Korporatën Energjetike të Kosovës, ku sipas saj, deputeti i LVV-së ka punësuar familjarë.

Në debatin mes Thaqit e Bytyqit është përfshirë edhe kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami, e cila tha se po vazhdon procesi i privatizimit.

Thaqi tha se nëse Bajrami ka informata të tilla duhet të ftohet nga Prokuroria e Shtetit për intervistim.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se ministri Liburn Aliu po ikë nga kjo situatë për shkak të gjetjeve të raportit.

Debatet mes opozitës dhe pozitës kanë vazhduar edhe më tej, ndërkohë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë përkrahur propozimin që ky raport të dërgohet në seancë plenare për shqyrtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025