Postoi video me armë, shoqërohet në Polici 29-vjeçari
Lexohet për: 2 min.
Armë
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale një video ku shihej duke përdorur një armë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 29-vjeçari pas intervistimit nga policët hetues është liruar për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa arma është konfiskuar.

“Stacioni i Policisë në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social ‘TikTok’, ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej duke e përdorur një armë. Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që me datën 24.08.2023 rreth orës 23:00 të identifikojnë personin e dyshuar F.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili është  shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është  liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve – përdorimi armës”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025