Portieri i PSG-së lëndohet rëndë pasi bie nga kali, ndodhet në kujdes intenziv
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico është në kujdes intensiv pas një aksidenti të ndodhur derisa ai po kalëronte.

Kampionët e Ligue 1 konfirmuan se Rico, portieri i dytë i PSG-së, ndodhet në ICU në spitalin Virgen del Rocio të Sevillas.

Spanjolli 29 vjeçar, iu bashkua PSG-së në vitin 2020, ndërsa gjendja e tij po përmirësohet, raportojnë mediat spanjolle, përcjellë KosovaPress.

Ai ka luajtur në të kaluarën për skuadra si Sevilla, Fulhami dhe Majorka . Ai gjithashtu ka luajtur një herë për Spanjën në vitin 2016.

PSG fitoi titullin e 11-të të ligës franceze pasi barazoi 1-1 në Strasburg të shtunën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024