Ponikva, gara e parë ndërkombëtare këtë vit për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
4-Ponikva
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) ka bërë të ditur sot se do të merr pjesë në garën e parë ndërkombëtare këtë vit, që zhvillohet në Ponikva të Maqedonisë së Veriut.

Ekipin kosovar, i cili është përzgjedhur nga FASK, e përbëjnë garuesit Ernest Daka, Gazmend Demolli, Valdet Kaçandolli, Arjeta Rysha, Lëndrim Dogani dhe Faton Rama, përcjell KosovaPress.

Veçse do të jetë një garë që do të sjell përvojë për garuesit kosovarë, po ashtu është e rëndësisë së veçantë për shkak se është në kuadër të kampionatit FIA CEZ.

Garuesit tanë janë shprehur tejet optimistë për paraqitje dhe rezultate të mira, ku edhe kanë bërë edhe investime të mëdha para fillimit të kampionatit të sivjetmë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025