Polonia dëbon 45 diplomatë rusë
Lexohet për: 2 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasadori rus në Poloni Sergei Andreyev njoftoi sot se i është dorëzuar një notë nga Ministria e Punëve të Jashtme polake për dëbimin e 45 diplomatëve rusë.

Andrejev tha se ai nuk ishte në mesin e personave që u shpallën “person non grata” dhe se do të qëndronte në Varshavë.

"Më është dorëzuar një notë nga Ministria e Jashtme polake për dëbimin e 45 punonjësve në misionin tregtar të ambasadës ruse, për shkak të aktiviteteve që nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës," u tha Andrejev gazetarëve pasi u largua nga Ministria polake.

Zëdhënësi i koordinatorit të shërbimeve të inteligjencës polake, Stanislaw Zarin, njoftoi më herët sot se Agjencia polake për Sigurinë e Brendshme përgatiti një listë me 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh dhe kërkoi dëbimin e tyre nga vendi.

“Këta janë njerëz që punojnë nën statusin diplomatik, por në fakt po kryejnë aktivitete të inteligjencës kundër Polonisë”, tha Zarin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në përgjigje të njoftimit të dëbimit se Rusia do të përgjigjet në mënyrë adekuate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024