Politikani serb gjobitet për mos regjistrim të veturës dhe mos zbatim të urdhrave policorë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacionin policor politikanin dhe propaganduesin serb, Aleksandër Arsenijeviq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se Arsijeneviq, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte veturën pa regjistrim.

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa - njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024