Policia në Shqipëri ka njoftuar se po vazhdon operacionet në të gjithë vendin, për të goditur veprimtaritë kriminale, në të gjitha fushat.
Policia ka renditur të gjitha operacionet dhe masat që ka ndërmarrë.
?Operacioni “Brothers” çoi në pranga 2 shtetas (vëllezër). Ndërkohë që qarkullonin të dy me automjet, drejtuesit iu gjet 1 pistoletë, ndërsa pasagjerit iu gjet një sasi kanabisi.
?Administratori i një subjekti call center, në Tiranë, u vu në pranga, gjatë operacionit “Forex Infinit”, ndërsa 4 punonjës të subjektit janë në hetim, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, që të investonin në bursa fiktive.
?Faza e gjashtë dhe faza e shtatë e këtij plani operacional u zhvilluan në Gjirokastër dhe në Dibër. 4 kamera u çmontuan, 2 shtetas po hetohen në Gjirokastër e Dibër, për ndërhyrje të padrejtë në jetën private.
?Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Tiranës u kap dhe u vu në pranga një 23-vjeçar që goditi me mjet prerës, një shtetas, për motive të dobëta.
? 10 shtetas u vunë në pranga në Fier e Durrës, nga këta 4 persona ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
?Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje të RSH-së, me qëllim goditjen e krimeve ndërkufitare.
?Në Rinas u godit një tjetër rast i tillë. Në hetim 49-vjeçari që nuk deklaroi shumën e parave. Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
?Policia Rrugore e Tiranës identifikoi, kapi dhe arrestoi drejtuesin e një motomjeti, i cili aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
? Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, në Vlorë u identifikua dhe u ndëshkua me masën administrative 75.000 lekë të rinj, një drejtues mjeti pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë, në zonë të banuar.
Në të gjithë vendin të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për të garantuar rendin, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast nevoje, si dhe për të luftuar krimin dhe paligjshmëritë.