Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj janë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dhe duhanit të papërpunuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se më datën 23.04.2023, bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente, të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare, janë identifikuar 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar.
Sipas komunikatës së policisë, rasti i dytë, gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, është vërejtur një veturë e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, e cila pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, e njëjta është gjetur e braktisur dhe e ngarkuar me 12750 pako, në total 255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë copë cigare) sipas vlerës së tregut 22950 euro.
Kurse, rasti i tretë, po ashtu pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç’rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh pesha 10 kg, (dhjetë kg), në total 210 kg (dyqind e dhjetë kg). Malli dyshohet që është sjellë nga Republika e Maqedonisë së Veriut(RMV) dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore.
Lidhur me rastet e lartcekura është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’, në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedura të mëtutjeshme.