Arrestohet 27 vjeçari nga Kosova në Morinë, ishte në kërkim ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Arrestohen-16-persona-1
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar të dielën nga policia në Shqipëri, pasi që i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar.

Në njoftim është bërë e ditur se i kërkuari tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

“Në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht: L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë”, thuhet në njoftim.  

Sipas komunikatës, gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024