Policia në Ferizaj ashpërson kontrollet, 30 motoçikleta konfiskohen brenda një jave
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia në Ferizaj ashpërson kontrollet, 30 motoçikleta konfiskohen brenda një jave
1000106664
06/07/2026 - 11:04
Linku u kopjua

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 29 qershor – 5 korrik 2026 janë intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

Gjatë këtij aksioni, policia ka shqiptuar gjithsej 60 gjoba për drejtues të motoçikletave që janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor. Po ashtu, janë konfiskuar 30 motoçikleta dhe skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Sipas Policisë, nga 60 gjobat e shqiptuara, 29 kanë qenë për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi, 21 për drejtim pa regjistrim, 8 për mosvendosje të helmetës mbrojtëse, ndërsa 2 të tjera për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të përdorin gjithmonë helmetën mbrojtëse, duke theksuar se pakujdesia mund të ketë pasoja të rënda për jetën.

Gjithashtu, është bërë e ditur se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë" ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, duke garantuar se të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026