Policia ndalon një automjet në Vermicë, shtetasit të Maqedonisë i gjendet drogë e fshehur
Një shtetas i Maqedonisë me inicialet G.I është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, pasi gjatë kontrollimit trupor, të fshehur në pjesët intime, i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan.
Sipas Policisë, me datën 28.01.2024, rreth orës 02:30, pas regjistrimit në kufi- Vërmicë, të një automjeti të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është derguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar.
“Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan. I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance. Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram. Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.