Policia kontrollon 36 lokacione, këto janë dyshimet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
policiaa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

“Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR  dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin sipas policisë janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar. Ndërsa, rasti shkon në procedurë hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024