Policia konfirmon bastisjen në veri, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje në një lokacion të caktuar në Mitrovicën e Veriut, pas marrjes së informatave për praninë e substancave narkotike.
Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. Për këtë aksion KosovaPress raportoi pak më parë.
https://kosovapress.com/policia-gjene-bomba-pancira-dhe-arme-ne-veri-te-mitrovices
Sipas policisë, gjatë bastisjes në këtë shtëpi, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake, përfshirë: 1 armë zjarri AK-47; 2 granata dore M-75; 2 radiolidhje; 2 antiplumba; Kapelë dhe dorëza; Çantë ushtarake; Karikatorë të zbrazët dhe të mbushur me fishekë të pistoletës; Harta; Rrip brezi; Sprej dhe thikë; Shall kamuflazhi.
“Dy persona të dyshuar, me inicialet A.J., i lindur në vitin 1992, dhe V.J., i lindur në vitin 1978, nuk u gjetën në shtëpi gjatë bastisjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar dhe armët ilegale në veri të vendit”, bën të ditur Elshani për KosovaPress. Më tej thuhet se hetimet mbi këtë rast janë në vazhdim.