Policia: Kidnapim klasik nga forcat serbe
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani, në një konferencë për media, ka thënë se tre policët janë rrëmbyer në mesditë derisa kanë qenë në detyrë zyrtare në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Kelani ka theksuar se policët kanë qenë duke kryer detyrat zyrtare për parandalimin e kalimeve ilagale.

“Sot në mesditë në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrulles. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia e Kosovës dëshiron të theksoj se njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë zyrtare në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, pra thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Në këtë konferencë, Policia ka dhënë detaje edhe për vendin ku kanë qenë policët të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe.

“Policia e Kosovës përveç dërgimit të njësiteve në terren ka njoftuar edhe të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar, ka njoftuar edhe KFOR-in, në mënyrë që të bëhet presion që zyrtarët policor të kthehen sa më parë dhe të lirohen të kthehen në Policinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/pk-serbia-ka-kidnapuar-tre-police-ne-zonen-kufitare-ne-jarinje/
https://kosovapress.com/admin/rrembimi-i-policeve-osmani-kerkon-reagim-te-ashper-nga-nderkombetaret/
https://kosovapress.com/admin/kurti-hyrja-e-forcave-te-serbise-ne-territorin-e-kosoves-eshte-synim-per-destabilizim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024