Policia jep detaje për rrahjen masive në Suharekë
Lexohet për: 1 min.
rrahje3-620x330
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rahjes në një restorant në Suharekë mes disa personave.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rrahja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa si pasojë e rrahjes tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar janë intervistuar.

Rasti është cilësuar si “lëndim trupor”.

"Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.” shkruhet në raportin 24-orësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025