Policia franceze vret burrin që tentoi t'i vinte zjarrin një sinagoge
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia franceze vrau një burrë të armatosur që u përpoq t'i vinte zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Francës, Rouen, tha ministri i brendshëm francez.

Burri ishte i armatosur me thikë dhe kur shkoi drejt policisë, ata e qëlluan atë, sipas raportimeve.

Kryetari i bashkisë Rouen, Nicolas Mayer-Rossinhaul, tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por se i gjithë qyteti ishte "në shok".

Policia u thirr rreth orës 06:45 pasi u vërejt tym që dilte nga sinagoga, sipas mediave lokale.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje, njëri nga efektivët e policisë ka qëlluar me armë zjarri me thikë dhe një shufër hekuri.

Kryebashkiaku tha se zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin në sinagogë. Tani për tani, tha ai, nuk ka viktima të tjera përveç të armatosurit.

Ministri i Brendshëm Gerard Darman vlerësoi policinë "për shpejtësinë dhe guximin e tyre".

Franca, si pjesa tjetër e Evropës Perëndimore, ka parë një rritje të antisemitizmit qëkur Hamasi sulmoi Izraelin jugor tetorin e kaluar, duke çuar në luftën aktuale në Gaza, sipas BBC.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024