“Policia e Kosovës përballë sfidave por gjithmonë duke u forcuar”
Lexohet për: 2 min.
sfeqla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një histori suksesi u vlerësua Policia e Kosovës nga përfaqësuesit e institucioneve të vendit, në 24 vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Policisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se kjo është festë për secilin qytetar.

Ai tha se falë sukseseve të Policisë së Kosovës, është shndërruar edhe një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët.

"Me kalimin e viteve Policia e Kosovës është zhvilluar dhe rritur duke qenë në gatishmëri për të ju përgjigjur nevojave të ndryshme të shoqërisë tonë. Prej më shumë se dy vite bashkëpunim jemi përballur me sfida të ndryshme, por gjithmonë jemi ngritur e forcuar duke demonstruar përkushtimin tonë të palëkundur për të garantuar sundim të ligjit e për të ofruar siguri për qytetarët tanë", tha Sveçla.

Mes tjerash, Sveçla ka shprehur mirënjohjen për gjithë aleatët e bashkëpunëtorët që ndihmuan këtë institucion.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se pavarësisht sfidave të ndryshme, zyrtarët policorë asnjëherë nuk kanë hezituar të kryejnë punën e tyre.

Hoxha tha se Policia në vazhdimësi po kryen detyrën e saj, duke siguruar rend dhe ligj për secilin qytetar pa dallim.

Drejtori i parë i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, u shpreh i emocionuar teksa kujtoi vitet e para të detyrës.

Ndërkaq, zyrtari nga gjenerata e parë, Anton Cena, ka kujtuar kohën kur ju bashkua shërbimit në këtë institucion.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, deputetë e ministra.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025