Polici u godit për vdekje me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, Policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Polici u godit për vdekje me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, Policia jep detaje
Polici Rexhep Gashi
29/06/2026 - 09:41
Linku u kopjua

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë zyrtari policor, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur rreth orës 02:40, kur një automjet i drejtuar nga një shtetas i Republikës së Shqipërisë ka goditur zyrtarin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”,thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “aksident trafiku me fatalitet”, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026