Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është suspenduar për katër vite nga futbolli për shkak të dopingut.
Pogba kishte dështuar në një test dopingu më 20 gusht të vitit 2023 pas ndeshjes hapëse të Serie A mes Juventusit dhe Udineses, të cilën ai e kishte kaluar tërësisht në stol, raporton KosovaPress.
Pogba ka lëshuar një komunikatë, duke thënë se është i shokuar, zemërthyer dhe i trishtuar nga ky lajm, ndërsa bëri të ditur se kur të lirohet nga suspendimi historia e tij do të qartësohet.
“Sot jam informuar për vendimin e Tribunale Nazionale Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer që më është hequr gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë suplement që shkel rregullat anti-doping. Si një atlet profesionist, nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar asnjëherë kolegët atletë dhe mbështetësit e ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur ose kundër. Si pasojë e vendimit të shpallur sot do ta apelojë këtë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, tha më tej Pogba.