Podolyak: Rusia nuk dëshiron negociata, Putin duhet të kthehet në realitet
Lexohet për: 1 min.
Mykhailo Podolyak
2 vite më parë
Linku u kopjua

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, i bëri thirrje sot presidentit rus, Vladimir Putin, që të “rikthehet në realitet” dhe vlerësoi se Moska nuk dëshiron negociata, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë.

Podolyak, pasi Putin tha se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjithë pjesëmarrësit në procesin në Ukrainë për rezultate të pranueshme, deklaroi në Twitter se "Rusia e vetme sulmoi Ukrainën dhe po vret qytetarët e saj".

“Rusia nuk dëshiron negociata, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, pohon Podolyak.

Putin tha më parë se Moska është e gatshme të negociojë me të gjithë pjesëmarrësit në procesin në Ukrainë për rezultate të pranueshme, por se ata refuzojnë të negociojnë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025