Është zbuluar klasifikimi i bërë nga databazat e njohura ndërkombëtare, Google Scholar, Scopus dhe Web of Science për profesorët shqiptar me më shumë kontribute në shkencë. Renditja është bërë bazuar në kontributet shkencore të rektorëve të universiteteve/kolegjeve në Shqipëri dhe Kosovë, punëve të tyre kërkimore, publikimeve të artikujve shkencor në mediume të ndryshme, arritjet profesionale por edhe integritetin e tyre akademik dhe të institucioneve që ata drejtojnë.
Tre databazat e njohura kanë analizuar të dhënat mbi punët shkencore dhe publikimet të rektorëve të 50 institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet, shkruan BalkanWeb.
Duke ditur vlerat e secilit prej tyre, kjo databazë të dhënash thekson edhe një herë rëndësisnë e kërkimit shkencor në përgjithësi dhe vlerën e akademikëve që kanë, jo vetëm në rrethet shkencore por edhe në komunitet dhe shoqëri.